RËNDËSIA E HIFZIT (MEMORIZIMIT) TË KUR’ANIT FAMËLARTË DHE PËRKUSHTIMI I SHQIPTARËVE TË MAQEDONISË NË MBROJTJEN E TIJ

“Kur’ani është një libër, i cili, sa herë që e marrim ta lexojmë, vazhdimisht na ngjall neveri, por më pas na tërheq, na habit dhe së fundi na imponon respekt.” (Johann Wolfgan von Goethe)   Kur’ani i Shenjtë është zëri i së vërtetës, është fjalë e Zotit e cila me bukurinë e të shprehurit dhe me përmbajtjen kuptimplotë i tejkalon aftësitë njerëzore, i cili është shpallur Muhamedit (a.s), në përmbajtje të mus’hafit e përcjellur me traditë gojore në mënyrën më suksesive, leximi i të cilit është adhurim. Paraqitja e Kur’anit te arabët i befasoj ata, sepse, asnjëherë më parë nuk kishin dëgjuar fjalë dhe shprehje më të qarta dhe më të bukura se ai. Duke e njohur mirë Muhamedin (a.s) ata vet dëshmuan se fjalët e Kur’anit nuk ishin fjalët e tij. Stili i lartë artistik, retorika, përputhshmëria, bukuria e shqiptimit, fjalët e qarta dhe radhitja e përsosur e tyre, bëri që Kur’ani t’i sfidojë një herë e përgjithmonë arabët dhe ti mahnis ata pa masë. Madje, edhe pse kanë kaluar XV shekuj nga zbritja e tij, ai ka qëndruar i pandryshuar në formën e tij të shkruar dhe gjuha e përdorur në të është po në të njejtën shkallë me gjuhën e sotme. Duke patur në konsideratë popullin arab i cili dallohej nga popujt tjerë në të mësuarit e shpejtë përmendësh, i Dërguari i Zotit me që ishte analfabet, tentonte që çdo send ta mësoi përmendësh nga ajo çka i shpallej, derisa i premtoi All-llahu Fuqiplotë se do t’ia tuboj atë në zemërn e tij, dhe do t’i mundësohet lehtësimi i leximit të fjalëve të Kur’anit dhe kuptimit të Tij: “I lartë është All-llahu, Sundues i vërtetë. Ti mos nxito me Kur’anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, dhe thuaj: “Zoti im, më shto dituri!” (Taha :114) Nisur nga kjo, edhe shqiptarët, sikur Muslimanët tjerë të botës, brez pas brezi kanë kultivuar traditën e  të mësuarit të Kur’anit përmendësh, nga gjiri i së cilit do të dalin hafiz të shquar. Andaj, në kuadër të hulumtimi do të përpiqem sadopak t’i hedh një vështrim memorizimit të Kur’anit Famëlartë te Muslimanët e Maqedonisë, duke u kufizuar në një territor të caktuar siç është pollogu me rrethin, i bindur në atë se ky institucion ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë fetar dhe kombëtar

Rëndësia e Hifzit (Memorizimit) të Kur’anit Famëlartë dhe Përkushtimi i Shqiptarëve të Maqedonisë në Mbrojtjen e Tij

Abstrakt Kur’ani i Shenjtë është zëri i së vërtetës, është fjalë e Zotit e cila me bukurinë e të shprehurit dhe me përmbajtjen kuptimplotë i tejkalon aftësitë njerëzore, i cili është shpallur Muhamedit (a.s), në përmbajtje të mus’hafit e përcjellur me traditë gojore në mënyrën më suksesive, leximi i të cilit është adhurim. Paraqitja e Kur’anit te arabët i befasoj ata, sepse, asnjëherë më parë nuk kishin dëgjuar fjalë dhe shprehje më të qarta dhe më të bukura se ai. Duke e njohur mirë Muhamedin (a.s) ata vet dëshmuan se fjalët e Kur’anit nuk ishin fjalët e tij. Stili i lartë artistik, retorika, përputhshmëria, bukuria e shqiptimit, fjalët e qarta dhe radhitja e përsosur e tyre, bëri që Kur’ani t’i sfidojë një herë e përgjithmonë arabët dhe ti mahnis ata pa masë. Madje, edhe pse kanë kaluar XV shekuj nga zbritja e tij, ai ka qëndruar i pandryshuar në formën e tij të shkruar dhe gjuha e përdorur në të është po në të njejtën shkallë me gjuhën e sotme. Duke patur në konsideratë popullin arab i cili dallohej nga popujt tjerë në të mësuarit e shpejtë përmendësh, i Dërguari i Zotit me që ishte analfabet, tentonte që çdo send ta mësoi përmendësh nga ajo çka i shpallej, derisa i premtoi All-llahu Fuqiplotë se do t’ia tuboj atë në zemërn e tij, dhe do t’i mundësohet lehtësimi i leximit të fjalëve të Kur’anit dhe kuptimit të Tij: “I lartë është All-llahu, Sundues i vërtetë. Ti mos nxito me Kur’anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, dhe thuaj: “Zoti im, më shto dituri!” (Taha:114). Nisur nga kjo, edhe shqiptarët, sikur Muslimanët tjerë të botës, brez pas brezi kanë kultivuar traditën e  të mësuarit të Kur’anit përmendësh, nga gjiri i së cilit do të dalin hafiz të shquar. Andaj, në kuadër të hulumtimi do të përpiqem sadopak t’i hedh një vështrim memorizimit të Kur’anit Famëlartë te Muslimanët e Maqedonisë, duke u kufizuar në një territor të caktuar siç është pollogu me rrethin, i bindur në atë se ky institucion ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë fetar dhe kombëtar. “Kur’ani është një libër, i cili, sa herë që e marrim ta lexojmë, vazhdimisht na ngjall neveri, por më pas na tërheq, na habit dhe së fundi na imponon respekt.” (Johann Wolfgan von Goethe)

___

  • Mehdiu, Feti, Hafizt tanë gjatë histories Leksikon (Shek. XVIII- 2010), (Shtypi Tringa Disajn, Prishtinë, 2010). Neveviu, Ebu Zekerija Jahja bin Sheref el Hazmi, Rijadus-salihin, (bot.Furkan, Shkup, 1995).